Prej kohesh shfaqet në TV Klan, Emisioni “Shihemi ne gjyq”, qe ne nje fare menyre sensibilizon qytetaret shqiptare per procesin e ndermjetesimit. Themi ne nje fare menyre pasi shume njerez e kane degjuar prej ketij emisioni per here te pare procesin Ndermjetesim, fale dhe autoritetit qe ka ne publik Juristja Eni Cobani. Pavaresisht intervistave, ndonje lajmi aty-ketu per Ndermjetesimin, qytetaret shqiptare ende nuk kane informacionin e duhur se cfare eshte ky proces dhe cilat jane te mirat e tij. Por emisioni i se dieles ne TV klan, e shformon disi procesin e ndermjetesimit. Ja dhe arsyet:
- Palet per te shmangur publicitetin qe i ben ceshtjes se tyre Gjyqi, apo seancat gjyqesore zgjedhin seacen e ndermjetesimit per te zgjidhur konfliktin ne qetesi te plote, larg kamerave dhe larg njerezve te tjere. Pra ne rastin e emisionit ne TV, shkelet parimi i konfidencialitetit.
- Palet nese ne seancat paraprake jane shume te nxehur dhe kane konflikt te ashper mes tyre, nuk mund te nxirren ne nje shfaqje publike. Roli i ndermjetesit eshte te kuptoje tempin e larte te konfliktit, dhe te eliminoje sherret qofte dhe ne zyren e vet.
- Ndermjetesi kur e sheh se palet jane ne konflikt te ashper mes tyre nuk duhet t’i veje direkt perballe, por te zhvilloje biseda me secilen pale per te ulur tensionet, dhe vetem kur te jene gati dhe te qete per te biseduar me palen tjeter, mund te perballen.
- Qe ne titullin e emisionit “Shihemi ne gjyq” procesi s’quhet ndermjetesim. Ai qe zgjedh ndermjetesimin, ka lene menjane gjyqin, pra e ka shmangur ate, ka bere nje zgjedhje mes dy proceseve. Synimi i ndermjetesimit eshte te zgjidhe konfliktin mes paleve pa shkuar ne gjyq, duke u mundesuar atyre nje zgjidhje perfundimtare, njesoj si vendimi perfundimtar qe do jepte gjyqi.
- Seanca e ndermjetesimit nuk mund te zgjidhe ceshtje te tilla te komplikuara, ku zgjidhja nuk varet nga dy palet ne proces, por nga dhjetra faktore te tjere te jashtem
- Seanca e ndermjetesimit nuk duhet te adresoje nje ceshtje e cila aktualisht vazhdon te jete ne proces gjyqesor.
Te gjitha keto elemente bejne qe shfaqja e se dieles te jete thjesht nje emision televiziv, me nje tematike qellim-mire per te adresuar problemet madhore te shqiptareve, por nuk eshte nje proces ndermjetesimi, sipas thelbit te ketij procesi, te sanksionuar dhe nga ligji shqiptar ne fuqi. Gjithsesi znj Eni Cobani vlen te falenderohet per publicitetin qe i ka bere profesionit “Ndermjetes” , gje qe ende nuk e kane bere instancat e larta te vendit. Per qytetaret shqiptare ndermjetesimi eshte zgjidhje optimale pasi eshte nje proces qe u kursen shume kohe dhe mbi te gjitha u kursen pará.