Pse duhet të ngremë zërin për avantazhet e Ndërmjetësimit?

Ndërmjetësimi është tashmë profesion i lirë në Shqipëri. Pavarësisht se është bërë një punë sensibilizuese në media, apo në postime online, përsëri nuk është një shërbim që njerëzit e zgjedhin të parin kur kane nje konflikt. Ndërkohë që kështu duhet të jetë. Para se të ndërmarrin një vendim për tiu drejtuar gjykatës, qytetarët që kanë konflikte të lehta dhe duan t’i zgjidhin në paqe, mund t’i drejtohen në radhë të parë ndërmjetësve. Tashmë ndërmjetësit e licensuar janë afishuar nëpër gjykatat e rretheve në gjithë vendin. Mjaft që qytetarët ta kenë si informacion dhe ti drejtohen një ndërmjetësi të licensuar per të zgjidhur çështjen e tyre.

Por a kanë kaq besim qytetarët te ky shërbim? Kjo është sfida e radhës për ne, ndërmjetësit. T’u tregojmë se ky shërbim funksionon dhe ka efekte positive, ofron zgjidhje shumë me të shpejtë se gjyqi. Duhet në cdo kohë të ndajme rastet tona pozitive, duke ruajtur në cdo kohe privatesine dhe emrin e personave te perfshirë në këtë process. Por rasti mund të tregohet pa emra, dhe suksesi të imponohet tek të gjithë skeptikët. Qytetaret duhet ta dine se ndërmjetësimi është i shpejtë, lehtëson ndjeshëm vuajtjet që pësojnë palët nga konflikti, rivendos një marrëdhenie normale mes palëve në konflikt. Kjo është ajo që duhet të dëshirojmë të gjithë. Jemi një shoqëri e lodhur nga konfliktet. Jeta nuk ështe aq e gjatë sa ta kalojmë duke yrryer e duke përgatitur hakmarrjen e radhës për tjetrin. Sot jeta private është bërë shumë e shenjtë për të gjithë. Askush nuk do donte që një cështje e rëndomte, një konflikt të përfundonte me bërjen publike në media vecanërisht të njerëzve që kanë një emër dhe reputacion. Në fakt në botën e zhvilluar të parët që e kanë përdorur ndërmjetësimin si shërbim kanë qenë personat VIP, ata që duan që gjithcka të mbyllet larg syrit të mediave, gjë që gjykata nuk ta mundëson. Ja përse duhet që ne ndërmjetësit të vazhdojmë të flasim e të ndihemi për avantazhet e ndërmjetësimit, ndërkohë që ky shërbim të funksionojë. Nuk ështe vetëm ne favorin tonë që ta ushtrojmë detyrën që këmi pasion, por i shërben gjithë shoqërisë pasi forcon themelet e një komuniteti paqesor dhe jo konfliktual.

E.Xh

podstparfo