Ndërmjetësim në vend të gjyqit

Ende nuk po kuptohen ne Shqiperi vlerat e ndermjetesimit perballe gjyqit. Ka disa postime, por nuk ka fushate te mirefillte. Shqiptaret duhet ta kuptojne se shpetojne nga kostot marramendese te gjyqeve dhe nga vitet e humbura. Ndermjetesimi tashme eshte sanksionuar ne ligj, dhe vendimi qe del nga ndermjetesimi ka po aq vlere ligjore sa vendimi i gjyqit. Ne kete kendveshtrim shqiptaret jane vetem te fituar. E rendesishme eshte te zgjedhin ndermjetesin e duhur. Dakord, eshte ceshtje besimi. Shqiptaret dhe kur kerkojne avokat, duan dike qe ta njohin, ose tua rekomandoje dikush, pasi krijohet pershtypja se nese nuk e njeh, ai vetem do te zhvase sa te munde. Gjithsesi ketu per ju qytetare po ju japim disa pika pse te zgjidhni ndermjetesimin ne vend te gjyqit.

– Ne Ndermjetesim nuk ka te fituar apo te humbur. Ju e zgjidhni ceshtjen dhe largoheni ne paqe. Ne varesi te rrethanave apo qellimeve qe keni, mund te gjykoni nese ndermjetesimi eshte zgjidhja e duhur per ju.

– Gjyqi do nxjerre patjeter njeren pale humbese e tjetren fituese. Eshte gjykati qe e vendos se cila do jete humbese a fituese. Ne ndermjetesimi ju keni mundesine te uleni me palen tjeter dhe te kerkoni nje zgjidhje. Sapo zgjidhja arrihet, ju firmosni dhe ceshtja u zgjidh. Dy palet ne kete menyre kane kontroll te plote mbi rezultatin e gjyqit.

Aktualisht ceshtja civile qe po kerkohet gjithnje e me shume te zgjidhet me ndermjtesim eshte divorci. Eshte absurde te mendosh qe me dike qe ke jetuar, ke ndare buken apo shtratin, te perfundosh ne armiqesi. Nese cifti vendos te ndahet, ndermjetesimi per te ndare pasurite, kujdestarine dhe cdo te drejte tjeter, eshte menyra me e mire per t’u ndare ne paqe.

mediacion