Ndërmjetësim, edhe mes shitësve dhe konsumatorëve

Shqiperia eshte ende prapa vendeve të tjera për të shtrirë procesin e ndërmjetesimit në çdo fushë. Tek ne rastet e preferuara për t’u zgjidhur me ndërmjetësim janë kryesisht divorcet, konfliktet mes palëve ne biznes, çështjet e pronave etj, të cilat janë raste klasike. Por një çështje që këtu mund të zgjidhej perfekt me ndërmjetësim janë konfliktet mes konsumatorëve dhe blerësve. Nëse një blerës ka marrë një shërbim apo produkt dhe nuk është i kënaqur, atëherë ai i ankohet kompanisë në fjalë, apo shitësit dhe kërkon dëmshpërblim.  Kur me shitësin nuk gjen konsensus, atëherë çështja përfundon në gjykatë. A duhet ti pranojë gjykata këto çështje? A është më mirë që gjykata t’ia kalojë këto cështje ndërmjetësve ?
Konkretisht ne Hong Kong, Qeveria do krijoje nje sherbim te pavarur ndermjetesimi vetem per ankesat e konsumatoreve ndaj shiteseve. Kjo sepse ankesat e konsumatoreve jane gjithnje te shumta dhe perfundojne neper gjyqe. Behet fjale kryesisht per industrite kozmetike, ku shume konsumatore nuk marrin sherbimin e duhur dhe kerkojne kompesim. Edhe ne Shqiperi jane shtuar rastet ku mjaft persona qe bejne operacione plastike jane te pakenaqur dhe i hedhin keto kompani ne gjyq. Por zgjidhja me e lehte per dy palet eshte ndermjetesimi, pasi dhe klienti nuk do qe çeshtja e tij te behet publike, dhe kompania eshte gati te paguaje vetem qe te mos i prishet reputacioni dhe t’i ikë klientela.

Pra shqiptarë përdoreni dhe ju këtë mundësi. Një zgjidhje paqësore dhe në heshtje u intereson dy palëve.

Copyright: Ndermjetesim.com

_79696900_implant