Menaxhimi i konflikteve në punë

Është bërë e udhës që në Shqipëri të mos ketë kontrata pune mes punonjesit dhe punedhenesit. Si në privat dhe në shtet, në rast se je vënë në listë nga titullari apo pronari për t’u hequr nga puna, ti ikën dhe kjo punë merr fund. Dikush të josh me një pagesë disamujore, ose një vit, dikush tjetër nuk të paguan asgjë, dhe ti gjendesh papritur në mes të katër rrugëve. I larguari nga administrata ka të drejtë që çështjen ta ndjekin në gjykatën Administrative. Por aq kohë sa zgjasin këto gjyqe, ka ndodhur që ish nëpunësi merr rrogën duke ndenjur në shtëpi, ndërsa kurre nuk e rrimer vendin e punës. Ka ndodhur që shteti paguan dy paga për të njëjtin vend pune, vetëm e vetëm që të mos rikthejë punonjësin e hequr por të mbajë atë punonjës që ka marrë në detyrë së fundi. E ndërsa i punësuari në shtet ka ku drejtohet pavarësisht sa zgjat gjyqi, i pushuari nga puna në privat nuk ka ku të ankohet. Gjykata duhet të nderhyje që këto raste të zgjidhen me ndërmjetësim. Në rast se privati nuk do ta mbajë në punë një punonjës, duhet ti paguajë një numër të caktuar rrogash, ti paguajë dhe siguracionet dhe lehtësirat e tjera të punonjësit të pushuar. Kjo duhet të ndodhë në rastet kur punonjësi është shkaktuar pa asnjë arsye, dhe jo në rastet kur është paralajmëruar disa here per mbarevajtjen ne pune,  apo biznesi ka pësuar dëmtime për faj të tij. Këto konflikte duhet të menaxhohen nga ndërmjetësit dhe duhet te hyjne ne ceshtjet qe duhet te trajtohen me ndermjetesim. Keshtu dhe biznesi nuk humbet reputacionin dhe nuk demtohet ne imazh nga akuzat e nje punonjesi, por dhe punonjesi merr nje trajtim dinjitoz dhe nuk peson shok psikologjik prej largimit nga puna….

index