Një burrë dhe një grua kishin bërë sherr, aq të madh sa përfunduan në spital ushtarak. Gruaja kishte përplasur një derë xhami si pasojë e sherrit me bashkëshortin në shtëpi, dhe copat e xhamit i kishin hyrë thellë në këmbë. Gruaja menjëherë u dërgua në sallë të operimit… Doli prej andej pas disa orësh, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshorti ndoshta i shkundur pas sherrit, teksa pa të shoqen në atë gjendje gjumi pas operacionit, i përlotur iu afrua te shtrati dhe qau për të, por pa e parë gruaja. Pacientja tjetër në shtratin ngjitur mendoi se ky burrë e donte aq shumë gruan e tij. I pati zili. Ditën tjetër gruaja u zgjua nga narkoza dhe i shoqi erdhi sërish për ta vizituar. Gruaja nisi ti ulëriste, të mos vinte më aty, se ata do të divorcoheshin, s’kishte më kuptim të rrinin bashkë, pasi ai ishte shkaktari i gjithë kësaj drame, ai ishte shkaku që ajo përfundoi në spital. I shoqi nuk foli fare dhe doli. Pacientja në krah i tha: nuk e kupton që ai ka qarë kaq shumë pranë teje? Nuk e kupton që të do, pavarësisht ç’mund të ketë ndodhur? Gruaja shqu syteë me habi e dyshim. Ai ka qarë për mua? Vërtet – i tha? Dhe u shtri mendueshëm nga ana tjetër…. Se çfarë ndodhi më atë çift nuk dihet, por ndoshta dhe mund të jetë një nga shumë çifte të divorcuara sot në Tiranë, ose mund të jenë pajtuar pas gjithë kësaj drame.
Cili është morali? Si ka mundësi që arrijmë ta urrejmë në një moment njeriun me të cilin jemi martuar, se jemi gati të vritemi? Fakti që je martuar me të, do të thotë se mes jush ka patur dikur dashuri. Mundohuni të mos shihni çdo gjë egërsisht. Ulini tonet pasi dashuria është ende aty… thjesht përpiquni të mos kaloni në ekstreme të tilla fjalë pas fjalë. Bisedoni, dhe nëse jeni me nerva sot, lëreni për nesër vazhdimin e bisedës. Mos e shkatërroni familjen për një fjalë goje… Familja është e shenjtë!
Historia e vërtete/ Foto ilustruese..