
Shërbimet tona
Ndërmjetësim
Ndërmjetësimi është një mënyrë për të zgjidhur konfliktet e lehta pa shkuar ne gjykate. Në ndërmjetësim palet ndihmohen të shohin alternativat e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet mes tyre. Ndërmjetësimi tashmë po përdoret për të zgjidhur të gjitha tipet e konflikteve të lehta ose ato konflikte ku palët kanë dëshirë t’i zgjidhin paqësisht.
Dy palët shpjegojnë shqetësimet për problemin që kanë në prani të një ndërmjetësuesi të kualifikuar. Ndërmjetësi nuk mban anën e askujt. Ata ndihmojnë dy palët, ndryshe nga një avokat që punon vetëm për njërën palë në cdo rast. Ndonjëherë ndërmjetësi sugjeron një mënyrë për zgjidhjen e nje konflikti, për t’i ndihmuar palet të arrijnë një marrëveshje të pranueshme për të dy, por kurrë nuk u thotë palëve se çfarë duhet të bëjnë nga fillimi deri në fund.
Çfarë lloj çështjesh mund të ndërmjetësohen:
Shumica e çështjeve jo kriminale mund të ndërmjetësohen. Shumë konflikte jo kriminale mund të ndërmjetësohen përfshi ato të kontratave, pronësisë së bizneseve të vogla, papunësisë dhe divorci. Psh një çift që divorcohet mund të kërkojë ndërmjetësim për një marrëveshje reciproke për kujdestarinë e fëmijës, apo partneret në një biznes mund të zgjedhin ndërmjetësimin për të gjetur një marrëveshje për të ndarë biznesin e tyre ose për probleme të ndryshme të lidhura me të. Çështjet jo kriminale të dhunshme si deklarimet verbale apo ngacmimet seksuale, mund të ndërmjetësohen gjithashtu. Pavarësisht se ekzistojnë qindra mijëra ligje në libra, shumë konflikte të zakonshme të jetës së përditshme nuk vlejnë që të shkojnë deri në gjykatë. Mosmarrëveshjet mes anëtarëve të familjes, mes të punësuarve, apo fqinjëve, ndërmjetësohen. Ndonjëherë ndërmjetësimi është zgjidhja e vetme, pasi gjykata nuk mundet. Psh, një pronar shtëpie mund të gjykojë se sistemi ligjor nuk ofron asnjë mënyrë reale për të zgjidhur një problem me fqinjin, ku një dritë e fortë jashtë shtëpisë së tij bie mbi dritaren e dhomës së tij të gjumit. Fqinjët mund të ndërmjetësojnë një mosmarrëveshje pranë një ndërmjetësi të licencuar.
Lehtësimi (FACILITATOR)
Një lehtësues është një person që përfshihet në procesin e lehtësimit. Ai ndihmon një grup njerësish të kuptojnë objektivat e përbashkëta dhe asiston që ata të bëjnë një plan se si ti arrijnë këto objektiva. Duke bërë këtë lehtësuesi mbetet neutral. Ai nuk ka asnjë pozicion në diskutim dhe nuk mban anë. Disa lehtësues ndihmojnë për të arritur konsensusin mbi një mosmarrëveshje që del gjatë një takimi. procesi i lehtësuesit ndonjëherë krahasohet me atë të mamies, gjatë lindjes së fëmijës. Ajo nuk ka as qëllimet e veta as fiton ndonjë gjë nga ky proces. vetëm ndihmon për të nxjerrë fëmijën.
Këshillim dhe përfaqësim ligjor
Si zyrë juristësh ne gjithashtu ofrojmë konsultë ligjore për çështje të ndryshme që shqetesojnë klientët tanë. Gjithashtu mund të përfaqësojmë ata dhe në gjykatë për çështje të ndryshme…