‘Shihemi në Gjyq’- nuk është ndërmjetësim

Prej kohesh shfaqet në TV Klan, Emisioni “Shihemi ne gjyq”, qe ne nje fare menyre sensibilizon qytetaret shqiptare per procesin e ndermjetesimit. Themi ne nje fare menyre pasi shume njerez e kane degjuar prej ketij emisioni per here te pare procesin Ndermjetesim, fale dhe autoritetit qe ka ne publik Juristja Eni Cobani. Pavaresisht intervistave, ndonje lajmi aty-ketu per Ndermjetesimin, qytetaret shqiptare ende nuk kane informacionin e duhur se cfare eshte ky proces dhe cilat jane te mirat e tij. Por emisioni i se dieles ne TV klan, e shformon disi procesin e ndermjetesimit. Ja dhe arsyet:

  • Palet per te shmangur publicitetin qe i ben ceshtjes se tyre Gjyqi, apo seancat gjyqesore zgjedhin seacen e ndermjetesimit per te zgjidhur konfliktin ne qetesi te plote, larg kamerave dhe larg njerezve te tjere. Pra ne rastin e emisionit ne TV, shkelet parimi i konfidencialitetit.
  • Palet nese ne seancat paraprake jane shume te nxehur dhe kane konflikt te ashper mes tyre, nuk mund te nxirren ne nje shfaqje publike. Roli i ndermjetesit eshte te kuptoje tempin e larte te konfliktit, dhe te eliminoje sherret qofte dhe ne zyren e vet.
  • Ndermjetesi kur e sheh se palet jane ne konflikt te ashper mes tyre nuk duhet t’i veje direkt perballe, por te zhvilloje biseda me secilen pale per te ulur tensionet, dhe vetem kur te jene gati dhe te qete per te biseduar me palen tjeter, mund te perballen.
  • Qe ne titullin e emisionit “Shihemi ne gjyq” procesi s’quhet ndermjetesim. Ai qe zgjedh ndermjetesimin, ka lene menjane gjyqin, pra e ka shmangur ate, ka bere nje zgjedhje mes dy proceseve. Synimi i ndermjetesimit eshte te zgjidhe konfliktin mes paleve pa shkuar ne gjyq, duke u mundesuar atyre nje zgjidhje perfundimtare, njesoj si vendimi perfundimtar qe do jepte gjyqi.
  • Seanca e ndermjetesimit nuk mund te zgjidhe ceshtje te tilla te komplikuara, ku zgjidhja nuk varet nga dy palet ne proces, por nga dhjetra faktore te tjere te jashtem
  • Seanca e ndermjetesimit nuk duhet te adresoje nje ceshtje e cila aktualisht vazhdon te jete ne proces gjyqesor.

Te gjitha keto elemente bejne qe shfaqja e se dieles te jete thjesht nje emision televiziv, me nje tematike qellim-mire per te adresuar problemet madhore te shqiptareve, por  nuk eshte nje proces ndermjetesimi, sipas thelbit te ketij procesi, te sanksionuar dhe nga ligji shqiptar ne fuqi. Gjithsesi znj Eni Cobani vlen te falenderohet per publicitetin qe i ka bere profesionit “Ndermjetes” , gje qe ende nuk e kane bere instancat e larta te vendit. Per qytetaret shqiptare ndermjetesimi eshte zgjidhje optimale pasi eshte nje proces qe u kursen shume kohe dhe mbi te gjitha u kursen pará.

Ndërmjetësim në vend të gjyqit

Ende nuk po kuptohen ne Shqiperi vlerat e ndermjetesimit perballe gjyqit. Ka disa postime, por nuk ka fushate te mirefillte. Shqiptaret duhet ta kuptojne se shpetojne nga kostot marramendese te gjyqeve dhe nga vitet e humbura. Ndermjetesimi tashme eshte sanksionuar ne ligj, dhe vendimi qe del nga ndermjetesimi ka po aq vlere ligjore sa vendimi i gjyqit. Ne kete kendveshtrim shqiptaret jane vetem te fituar. E rendesishme eshte te zgjedhin ndermjetesin e duhur. Dakord, eshte ceshtje besimi. Shqiptaret dhe kur kerkojne avokat, duan dike qe ta njohin, ose tua rekomandoje dikush, pasi krijohet pershtypja se nese nuk e njeh, ai vetem do te zhvase sa te munde. Gjithsesi ketu per ju qytetare po ju japim disa pika pse te zgjidhni ndermjetesimin ne vend te gjyqit.

– Ne Ndermjetesim nuk ka te fituar apo te humbur. Ju e zgjidhni ceshtjen dhe largoheni ne paqe. Ne varesi te rrethanave apo qellimeve qe keni, mund te gjykoni nese ndermjetesimi eshte zgjidhja e duhur per ju.

– Gjyqi do nxjerre patjeter njeren pale humbese e tjetren fituese. Eshte gjykati qe e vendos se cila do jete humbese a fituese. Ne ndermjetesimi ju keni mundesine te uleni me palen tjeter dhe te kerkoni nje zgjidhje. Sapo zgjidhja arrihet, ju firmosni dhe ceshtja u zgjidh. Dy palet ne kete menyre kane kontroll te plote mbi rezultatin e gjyqit.

Aktualisht ceshtja civile qe po kerkohet gjithnje e me shume te zgjidhet me ndermjtesim eshte divorci. Eshte absurde te mendosh qe me dike qe ke jetuar, ke ndare buken apo shtratin, te perfundosh ne armiqesi. Nese cifti vendos te ndahet, ndermjetesimi per te ndare pasurite, kujdestarine dhe cdo te drejte tjeter, eshte menyra me e mire per t’u ndare ne paqe.

mediacion

Pse duhet të ngremë zërin për avantazhet e Ndërmjetësimit?

Ndërmjetësimi është tashmë profesion i lirë në Shqipëri. Pavarësisht se është bërë një punë sensibilizuese në media, apo në postime online, përsëri nuk është një shërbim që njerëzit e zgjedhin të parin kur kane nje konflikt. Ndërkohë që kështu duhet të jetë. Para se të ndërmarrin një vendim për tiu drejtuar gjykatës, qytetarët që kanë konflikte të lehta dhe duan t’i zgjidhin në paqe, mund t’i drejtohen në radhë të parë ndërmjetësve. Tashmë ndërmjetësit e licensuar janë afishuar nëpër gjykatat e rretheve në gjithë vendin. Mjaft që qytetarët ta kenë si informacion dhe ti drejtohen një ndërmjetësi të licensuar per të zgjidhur çështjen e tyre.

Por a kanë kaq besim qytetarët te ky shërbim? Kjo është sfida e radhës për ne, ndërmjetësit. T’u tregojmë se ky shërbim funksionon dhe ka efekte positive, ofron zgjidhje shumë me të shpejtë se gjyqi. Duhet në cdo kohë të ndajme rastet tona pozitive, duke ruajtur në cdo kohe privatesine dhe emrin e personave te perfshirë në këtë process. Por rasti mund të tregohet pa emra, dhe suksesi të imponohet tek të gjithë skeptikët. Qytetaret duhet ta dine se ndërmjetësimi është i shpejtë, lehtëson ndjeshëm vuajtjet që pësojnë palët nga konflikti, rivendos një marrëdhenie normale mes palëve në konflikt. Kjo është ajo që duhet të dëshirojmë të gjithë. Jemi një shoqëri e lodhur nga konfliktet. Jeta nuk ështe aq e gjatë sa ta kalojmë duke yrryer e duke përgatitur hakmarrjen e radhës për tjetrin. Sot jeta private është bërë shumë e shenjtë për të gjithë. Askush nuk do donte që një cështje e rëndomte, një konflikt të përfundonte me bërjen publike në media vecanërisht të njerëzve që kanë një emër dhe reputacion. Në fakt në botën e zhvilluar të parët që e kanë përdorur ndërmjetësimin si shërbim kanë qenë personat VIP, ata që duan që gjithcka të mbyllet larg syrit të mediave, gjë që gjykata nuk ta mundëson. Ja përse duhet që ne ndërmjetësit të vazhdojmë të flasim e të ndihemi për avantazhet e ndërmjetësimit, ndërkohë që ky shërbim të funksionojë. Nuk ështe vetëm ne favorin tonë që ta ushtrojmë detyrën që këmi pasion, por i shërben gjithë shoqërisë pasi forcon themelet e një komuniteti paqesor dhe jo konfliktual.

E.Xh

podstparfo