Historia e një çifti

Një burrë dhe një grua kishin bërë sherr, aq të madh sa përfunduan në spital ushtarak. Gruaja kishte përplasur një derë xhami si pasojë e sherrit me bashkëshortin në shtëpi, dhe copat e xhamit i kishin hyrë thellë në këmbë. Gruaja menjëherë u dërgua në sallë të operimit… Doli prej andej pas disa orësh, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshorti ndoshta i shkundur pas sherrit, teksa pa të shoqen në atë gjendje gjumi pas operacionit, i përlotur iu afrua te shtrati dhe qau për të, por pa e parë gruaja. Pacientja tjetër në shtratin ngjitur mendoi se ky burrë e donte aq shumë gruan e tij. I pati zili. Ditën tjetër gruaja u zgjua nga narkoza dhe i shoqi erdhi sërish për ta vizituar. Gruaja nisi ti ulëriste, të mos vinte më aty, se ata do të divorcoheshin, s’kishte më kuptim të rrinin bashkë, pasi ai ishte shkaktari i gjithë kësaj drame, ai ishte shkaku që ajo përfundoi në spital. I shoqi nuk foli fare dhe doli. Pacientja në krah i tha: nuk e kupton që ai ka qarë kaq shumë pranë teje? Nuk e kupton që të do, pavarësisht ç’mund të ketë ndodhur? Gruaja shqu syteë me habi e dyshim. Ai ka qarë për mua? Vërtet – i tha? Dhe u shtri mendueshëm nga ana tjetër…. Se çfarë ndodhi më atë çift nuk dihet, por ndoshta dhe mund të jetë një nga shumë çifte të divorcuara sot në Tiranë, ose mund të jenë pajtuar pas gjithë kësaj drame.

Cili është morali? Si ka mundësi që arrijmë ta urrejmë në një moment njeriun me të cilin jemi martuar, se jemi gati të vritemi? Fakti që je martuar me të, do të thotë se mes jush ka patur dikur dashuri. Mundohuni të mos shihni çdo gjë egërsisht. Ulini tonet pasi dashuria është ende aty… thjesht përpiquni të mos kaloni në ekstreme të tilla fjalë pas fjalë.   Bisedoni, dhe nëse jeni me nerva sot, lëreni për nesër vazhdimin e bisedës. Mos e shkatërroni familjen për një fjalë goje… Familja është e shenjtë!

 

Historia e vërtete/ Foto ilustruese..

Menaxhimi i konflikteve në punë

Është bërë e udhës që në Shqipëri të mos ketë kontrata pune mes punonjesit dhe punedhenesit. Si në privat dhe në shtet, në rast se je vënë në listë nga titullari apo pronari për t’u hequr nga puna, ti ikën dhe kjo punë merr fund. Dikush të josh me një pagesë disamujore, ose një vit, dikush tjetër nuk të paguan asgjë, dhe ti gjendesh papritur në mes të katër rrugëve. I larguari nga administrata ka të drejtë që çështjen ta ndjekin në gjykatën Administrative. Por aq kohë sa zgjasin këto gjyqe, ka ndodhur që ish nëpunësi merr rrogën duke ndenjur në shtëpi, ndërsa kurre nuk e rrimer vendin e punës. Ka ndodhur që shteti paguan dy paga për të njëjtin vend pune, vetëm e vetëm që të mos rikthejë punonjësin e hequr por të mbajë atë punonjës që ka marrë në detyrë së fundi. E ndërsa i punësuari në shtet ka ku drejtohet pavarësisht sa zgjat gjyqi, i pushuari nga puna në privat nuk ka ku të ankohet. Gjykata duhet të nderhyje që këto raste të zgjidhen me ndërmjetësim. Në rast se privati nuk do ta mbajë në punë një punonjës, duhet ti paguajë një numër të caktuar rrogash, ti paguajë dhe siguracionet dhe lehtësirat e tjera të punonjësit të pushuar. Kjo duhet të ndodhë në rastet kur punonjësi është shkaktuar pa asnjë arsye, dhe jo në rastet kur është paralajmëruar disa here per mbarevajtjen ne pune,  apo biznesi ka pësuar dëmtime për faj të tij. Këto konflikte duhet të menaxhohen nga ndërmjetësit dhe duhet te hyjne ne ceshtjet qe duhet te trajtohen me ndermjetesim. Keshtu dhe biznesi nuk humbet reputacionin dhe nuk demtohet ne imazh nga akuzat e nje punonjesi, por dhe punonjesi merr nje trajtim dinjitoz dhe nuk peson shok psikologjik prej largimit nga puna….

index

Ndërmjetësim, edhe mes shitësve dhe konsumatorëve

Shqiperia eshte ende prapa vendeve të tjera për të shtrirë procesin e ndërmjetesimit në çdo fushë. Tek ne rastet e preferuara për t’u zgjidhur me ndërmjetësim janë kryesisht divorcet, konfliktet mes palëve ne biznes, çështjet e pronave etj, të cilat janë raste klasike. Por një çështje që këtu mund të zgjidhej perfekt me ndërmjetësim janë konfliktet mes konsumatorëve dhe blerësve. Nëse një blerës ka marrë një shërbim apo produkt dhe nuk është i kënaqur, atëherë ai i ankohet kompanisë në fjalë, apo shitësit dhe kërkon dëmshpërblim.  Kur me shitësin nuk gjen konsensus, atëherë çështja përfundon në gjykatë. A duhet ti pranojë gjykata këto çështje? A është më mirë që gjykata t’ia kalojë këto cështje ndërmjetësve ?
Konkretisht ne Hong Kong, Qeveria do krijoje nje sherbim te pavarur ndermjetesimi vetem per ankesat e konsumatoreve ndaj shiteseve. Kjo sepse ankesat e konsumatoreve jane gjithnje te shumta dhe perfundojne neper gjyqe. Behet fjale kryesisht per industrite kozmetike, ku shume konsumatore nuk marrin sherbimin e duhur dhe kerkojne kompesim. Edhe ne Shqiperi jane shtuar rastet ku mjaft persona qe bejne operacione plastike jane te pakenaqur dhe i hedhin keto kompani ne gjyq. Por zgjidhja me e lehte per dy palet eshte ndermjetesimi, pasi dhe klienti nuk do qe çeshtja e tij te behet publike, dhe kompania eshte gati te paguaje vetem qe te mos i prishet reputacioni dhe t’i ikë klientela.

Pra shqiptarë përdoreni dhe ju këtë mundësi. Një zgjidhje paqësore dhe në heshtje u intereson dy palëve.

Copyright: Ndermjetesim.com

_79696900_implant